Lajme
GJKKO rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtares në dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e të pandehurve në dosjen “Partizani” për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila argumentoi se nuk u konstatuan shkaqe të përligjura që justifikonin largimin e gjyqtares nga çështja.
Seanca paraprake e radhës për këtë dosje është caktuar të mbahet më 5 maj, ku pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim të plotë.