Gjirokastër: PS siguron tre mandate, PD vetëm një – Deputetët e rinj të zgjedhur

Partia Socialiste ka siguruar tre mandate në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë arritur të fitojnë vetëm një mandat.
Sipas rezultateve paraprake, nga lista e mbyllur e PS-së, një vend në Kuvend e siguron Mirela Kumbaro, njëherësh edhe drejtuesja politike e këtij qarku. Ndërkohë, dy mandatet e tjera i takojnë kandidatëve nga lista e hapur: ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, me 9468 vota dhe Pirro Dhima me 6902 vota.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë nxjerrë vetëm një deputet nga lista e mbyllur: Tritan Shehun.
Deputetët e zgjedhur në qarkun Gjirokastër:
Partia Socialiste:
Mirela Kumbaro (listë e mbyllur)
Tërmet Peçi (listë e hapur – 9468 vota)
Pirro Dhima (listë e hapur – 6902 vota)
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë më të Mirë:
Tritan Shehu (listë e mbyllur)
Rezultatet janë ende paraprake, pasi në to nuk janë përfshirë votat e diasporës, të cilat pritet të pasqyrohen në ditët në vijim.