
Kandidati për deputet i PD në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni shprehet se qarku në të cilin garon i ka dhënë përgjigjen e merituar deklaratave fyese dhe deniogruese të kryeministrit Edi Rama, që i ka etiketuar veriorët dhe burrat si ‘çyrykë’.
I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv nën moderimin e Bled Markut, përmes një lidhje me skype, Gjoni tha se është e pamoralshme dhe e pajustifikueshme, një deklaratë e tillë e Ramës. Gjoni u ndaj edhe te të persekutuarit politik nga regjimi komunist, për të cilët tha se ende sot e kësaj dite, e vuajnë pushtetin e egër të etërve të Ramës.
Sipas Gjonit, PD do të punojë fort me këtë shtresë, më të diskriminuarit siç theksoi ai, duke shtuar se të persekutuarit do të jenë pjesë e vendimmarrjes së demokratëve në qeverisjen e së nesërmes.
Reagimi i qytetarëve të Qarkut Lezhë ka qenë tipik i burrave të veriut. E pamoralshme që kryeministri ta konsiderojë veriun e burrat ‘çyrykë’. Reagimet kanë pasur një reaksion jashtëzakonisht të madh.
Regjimi komunist edhe mbi bazën e statistikave rezulton se persekutimi më i madh ka qenë në Mirditë. Persekucioni më i madh, fyerje edhe për njerëzit e familjarët e tyre të persekutuar që po vuajnë pushtetin e egër të Ramës. Ëhstë persekutimi i dytë për ta dhe fyerje për të persekutuarit. Pushteti i sotëm dhe fyerja e Ramës sot është një nga ngjarjet më të shëmtuara që Rama i bën veriut dhe qarkut të Lezhës pas atyre nga etërit e Edi Ramës.
PD bazën e saj e ka pasur te të persekutuarit, që ka dhe numrin më të madh qarku i Lezhës, ku edhe kleri katolik është prekur mjaft. E djathta do jetë përkrahëse dhe suport i madh të persekutuarve. Kryeministri i ardhshëm, Sali Berisha ka premtuar se të pëersekutuarit nga regjimi komunist do jenë baza e PD, një moment që do rivlerësohet historia e të persekutuarve dhe historia e familjarëve të tyre. Jemi të gatshëm, që shtresa e të persekutuarve të jenë pjesë e vendimarrjes se PD në qeverisjen e nesërme S’mundet më që PD dhe asnjë qeveri të zvarrisë kompensimin e tyre, pasi familje të tëra janë drejt shuarjes totale.
Kompania e përdur sidomos në Itali s’ka qenë korrekte. Ka pasur problem të kësaj natyre dhe ato të qarkut të Lezhës kanë pasur vonesa, për të dorëzuar zarfe, apo zarfet s’kanë qenë të plota, apo që s’kanë pasur fletë votimi.