Kosova

Gjetje e mbetjeve mortore në Brekoc, vazhdon identifikimi

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës ka konfirmuar gjetjen e mbetjeve mortore gjatë gërmimeve të kryera në fshatin Brekoc të Gjakovës. Sipas njoftimit zyrtar, mbetjet potencialisht i përkasin personave të zhdukur.

Pas kryerjes së gërmimeve të mëtejshme në këtë lokacion, ekipet kanë hasur në eshtra, të cilat do të kalojnë në ekzaminim antropologjik dhe proces të identifikimit përmes ADN-së. Komisioni ka bërë të ditur se do të njoftojë familjet e personave të zhdukur dhe opinionin publik menjëherë pas përfundimit të analizave.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka theksuar angazhimin e plotë të partnerëve institucionalë për trajtimin me prioritet dhe kujdes të veçantë të këtij rasti, me qëllim përkrahjen e familjeve të viktimave dhe vendosjen e drejtësisë.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button