Kosova

Gjendje e qetë në kufi, autoritetet apelojnë për informim paraprak

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se situata në të gjitha pikat kufitare paraqitet e qetë, pa ndonjë vonesë apo radhë të gjata. Përditësimi i fundit vjen në një periudhë me fluks të shtuar të ardhjeve nga mërgata.

Në këtë kontekst, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, përpara nisjes së udhëtimit, të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi, me qëllim shmangien e pritjeve të mundshme gjatë ditëve në vijim.

Me rritjen e prurjeve të bashkatdhetarëve për pushimet verore, parashikohet që trafiku në pikat kufitare të shtohet ndjeshëm, prandaj informimi paraprak mbetet çelës për udhëtime më të lehta dhe më të shpejta.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button