Kosova
Gjendja në pikat kufitare: Pritje deri në 40 minuta në Merdarë

Të dhënat e fundit nga pikat kufitare tregojnë se gjendja paraqitet e qetë. Megjithatë, në pikën kufitare në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve shtrihet deri në 100 metra.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra, duke variuar nga 5 deri në 10 minuta.