Lajme

Gjendet pas 6 ditësh trupi i fadromistit në Klos

Trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri është gjetur pas një kërkimi intensiv prej gjashtë ditësh në zonën e Klosit. Ai ishte raportuar i zhdukur që prej datës 3 maj, pasi u fundos bashkë me mjetin eskavator, ndërsa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel.

Grupet e kërkim-shpëtimit, përfshirë ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, iu bashkuan operacionit për gjetjen e tij. Ardit Beshiri po punonte me eskavator në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila kohët e fundit po shfrytëzohej nga një shoqëri kineze.

Sipas informacioneve paraprake, në rrethana ende të paqarta, rezervuari i mjetit është çarë, duke shkaktuar vërshimin e ujit dhe inerteve, që ka çuar në tragjedinë e ndodhur. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë ende në vazhdim.

 

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button