
Meloni është shprehur në urimin e saj se do të vijojë të mbajë lidhje të forta me Ramën dhe qeverinë e tij.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar homologun shqiptar Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
Meloni është shprehur në urimin e saj se do të vijojë të mbajë lidhje të forta me Ramën dhe qeverinë e tij.
“Do të doja t’i shprehja urimet e mia të përzemërta kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare.
Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, thuhet në urimin e Melonit.
Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë është përfaqësuese kryesore e të djathtës në Europë edhe një nga kryesueset e PPE-së. PPE pak javë më parë hartoi një rezolutë në samitin e Partive Popullore Evropiane mbi zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. E hartuar nga përfaqësuesit e PD në PPE, në rezolutë thuhej se partitë e djathta shprehin shqetësimin për situatën politike në prag të zgjedhjeve që lidhej me keqpërdorimin e burimeve shtetërore, blerjen e votës dhe shkeljen e fshehtësisë.