KryesoreLajme

Genc Pollo: Shqipëria peng i një BE-je që nuk është gati për zgjerim

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka analizuar me realizëm dhe qartësi pengesat që po e mbajnë Shqipërinë larg anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai ka theksuar se procesi nuk varet vetëm nga përmbushja e standardeve nga vendet aspirante, por edhe nga vështirësitë e brendshme strukturore të vetë BE-së, të cilat shpesh injorohen në debatet publike.
Pollo ka vënë në dukje se kushtëzimet e përsëritura nga vende si Gjermania dhe Franca nuk janë të reja, por pjesë e një politike të kahershme, që reflekton mungesën e vullnetit për zgjerim pa reformim të thellë të unionit.

Në këtë kontekst, qëndrimi i mazhorancës shqiptare dhe i kryeministrit Rama, i cili relativizon pengesat dhe ushqen iluzione për anëtarësim të afërt, bie ndesh me realitetin politik të Europës dhe konfirmon edhe njëherë se qasja e opozitës është më e përgjegjshme dhe më e sinqertë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Genc Pollo:

Ka dy aspekte kryesore që e vështirësojnë anëtarësimin e Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera në Bashkimin Evropian. E para ka të bëjë me mungesën e vullnetit të brendshëm për të përmbushur objektivisht standardet e kërkuara. E dyta lidhet me vetë Bashkimin Evropian, i cili përballet me sfida të brendshme të shumta dhe komplekse, të cilave u kushtohet relativisht më pak vëmendje në diskursin publik.

E mora nismën për të shkruar këtë artikull, pasi kohët e fundit është rikthyer debati mbi qëndrimin e qeverisë gjermane, e cila ka theksuar se anëtarësimi i vendeve të reja në BE duhet të paraprihet nga reforma të brendshme në vetë unionin. Ky nuk është një qëndrim i ri. Edhe më parë, qeveria gjermane, po ashtu edhe ajo franceze, kanë vendosur kushte të ngjashme. Kjo qasje tashmë është bërë pjesë e stilit të tyre të politikës evropiane.

Sipas kësaj logjike, së pari duhet të reformohet struktura vendimmarrëse e Bashkimit Evropian, për shkak të numrit të madh të anëtarëve aktualë. Kjo përfshin reformimin e procesit të vendimmarrjes për çështje të rëndësishme, si politika e jashtme dhe zgjerimi, ku aktualisht kërkohet unanimitet. Propozimi është që këto vendime të kalojnë në shumicë të cilësuar, njësoj si në fushën e politikave ekonomike.

Megjithatë, është një “sekret publik” që një ndryshim i tillë është pothuajse i pamundur. Çdo shtet anëtar, veçanërisht ato të vegjël, e shohin të drejtën e vetos si një mjet të rëndësishëm për të mbrojtur interesat kombëtare.

Sipas këtij skenari, ideja është që fillimisht të hiqet vetoja dhe të kalojmë në një sistem vendimmarrjeje me shumicë të cilësuar – dhe vetëm më pas të merret në konsideratë anëtarësimi i vendeve si Mali i Zi, Shqipëria etj. Në praktikë, kjo do të thotë se gjasat për një anëtarësim të plotë të këtyre vendeve janë pothuajse zero. Prandaj edhe tentativat për anëtarësim relativizohen nga vetë BE-ja – një pikëpamje që është artikuluar nga Kryeministri Rama, por nuk është përkrahur nga asnjë figurë serioze brenda vetë Bashkimit Evropian.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button