Lajme

Gara “Giro d’Italia 2025” nis nga Durrësi, Policia ndalon qarkullimin dhe parkimin për shumë segmente rrugore

Në kuadër të nisjes së garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” më 9 maj nga qyteti i Durrësit, Policia e Shtetit ka bërë publike masat për sigurimin e zhvillimit të sigurt dhe të rregullt të aktivitetit. Pjesë e masave janë kufizime të përkohshme në parkim dhe qarkullim për disa segmente rrugore të qytetit, si dhe ndalimi i lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve në zona të caktuara gjatë orareve të përcaktuara.

Sipas njoftimit të Policië, ndalimi i parkimit do të jetë në vigjilje të garës, duke filluar nga data 08 maj 2025, ora 08:00 deri më 09 maj, ora 15:00, në segmentet e mëposhtme:

Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)

Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)

Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)

Rruga e Re e Portit

Rruga “Aleksandër Goga” (nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)

Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)

Rruga “Adria” (nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)

Rruga “Pavarsia” (deri në Plepa)

Po ashtu, për datën 09 maj, ora 11:00 – 14:00 do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në segmentet si më poshtë:

Rruga “Mars 91”

Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)

Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve

Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit

Rruga “Pavarësia”

Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”

Ndërkohë, do të ndalohet kalimi i këmbësorëve më datën 09 maj, ora 11:00 deri në orën 14:00 në segmentet:

Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Re e Portit

Gjithashtu, ndalohet hyrje-dalja nga Porti i Durrësit më datë 09 maj 2025, nga ora 11:00 deri më orën 15:00.

Policia i bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm, duke respektuar masat e sigurisë dhe ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. Bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për një organizim dinjitoz dhe për të demonstruar mikpritjen që karakterizon Durrësin dhe Shqipërinë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button