
Ndërkohë që fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka kohë që ka nisur, organet e drejtësisë përveç disa task-forcave që kanë krijuar, edhe me KQZ edhe me njëra tjetrën apo policinë akoma nuk kanë dhënë ndonjë shenjë se duan të reagojnë.
Asnjë procedim real nuk është bërë për ndikimin në zgjedhje dhe shkeljet flagrante të ligjit që janë denoncuar tashmë që nga Shkodra në Fier, Korçë, Tiranë, Elbasan. Pa harruar këtu denoncimet e shumta që ka barë kreu i opozitës shqiptare gjatë takimeve të tij elektorale ne çdo zone të vendit për lidhje e bandave me drejtuesit socialistë dhe në mënyrë të veçantë me kandidatë specifike për deputëtë të rilindjes. Gjatë ditës së sotme përfaqësues të BKH dhe SPAK u njoftua se kanë qenë në Elbasan dhe Librazhd. Ata mirë kanë bërë që kanë shkuar. Por si rezultat i vizitës së tyre nuk u shikua asgjë. Ishin, shikuan, takuan dhe u kthyen.
Ndërkohë që bandat e krimi në të gjithë Elbasanin bënë kredinë. Njerëzit e Suel Çelës që është denoncuar nga opozita në mënyrë të vazhdueshme vazhdojnë të bëjnë presion dhe të bëjnë fushatë me çdo gjë që munden që të çojnë në vend ‘amanetin’ e Ramës. Ata duan që të kenë përfaqësuesin e tyre direkt në kuvend siç duket. Nuk duan të komunikojnë me ndërmjetës zyrash.
Dhe terrori i bandave duket se nuk ka rënë në sytë e SPAK apo BKH që sot kishin paradën e radhës në një qark shumë problematik për zgjedhjet. Pasi që nga 2013 ajo pjesë e shëndoshë e opozitës ka kontestuar rezultatet por edhe ka denoncuar edhe projektin e fitores me banda dhe më para të pista të fushatave zgjedhore.
Kësaj herë opozita është e venduar të mbrojë votën. Dhe SPAK e BKH nuk duhet të shkojnë si turistë në Elbasan dhe Librazhd por te shkonin me veprime konkrete që të mundësonin e jepnin garanci për zhvillimin normal të një fushate pa ndikimin e shkelësve të ligjit që janë mësuar nga Taulanti që tu zgjidhë problemet, edhe me drejtësinë e re.
Edhe në zonën e Gramshit ku kreu i bashkisë është vëllai u kreut të prokurorisë së Elbasanit, askush nuk ka shpresë se organi i akuzës do të mund të ndërhyjë që ti prishë rehatllëkun familjarit të tij. Lidhjet e krimit me pushtetin sidomos, policinë dhe prokurorinë në këtë qark janë aq të forta sa do të duhej një FBI amrikane që ti shkulte. Paradat e takimet për kortezi nëpër kafe të qendrave të qyteteve nuk bëjnë punë. Asnjëherë pazaret e presionet e votës nuk janë bërë para zyrave. Po në kulisa e në fshatra e thella, aty ku varfëria është e madhe e ku frika bëhet e tillë po ashtu, kur nuk ndjehet dora e fortë e shtetit që deri sot po bën sikur po mbron procesin.11