KryesoreLajme
Kryesore

Fushata në Pukë: Berisha thirrje qytetarëve të ndjekin prezantimin e kandidatëve

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka njoftuar zhvillimin e një takimi në qytetin e Pukës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai bëri me dije se ngjarja do të mbahet nesër, më 21 prill, në orën 11:00. Takimi do të shërbejë për prezantimin e kandidatëve të Aleancës “Shqipëria Madhështore” në këtë qytet. Berisha u bëri thirrje mbështetësve që të ndjekin këtë aktivitet. Ai ka theksuar rëndësinë e këtyre takimeve për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët. Puka është një nga ndalesat e radhës në kuadër të fushatës elektorale të opozitës.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, nesër më 21 prill, në ora 11:00 zhvillojmë takimin për prezantimin e kandidatëve të Aleancës “Shqipëria Madhështore” në qytetin e Pukës. Sipas dëshirës ju ftoj të na ndiqni.

Image

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button