Fundjava në ngjyrat e artit dhe kulturës

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Ekspozita “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti çelet më 4 maj në orën 12:00 në galerinë “Dy Botët” në Seferan, Belsh. Galeria e vendosur në zemër të Seferanit, aty ku dikur qëndronin depot ushtarake është konceptuar dhe kuruar nga Helidon Haliti si hapësirë ku pulson arti.
2. “Ndodhia e çuditshme e qenit në mesnatë” është shfaqja që do të ngjitet në skenën e teatrit “Metropol” në Tiranë më 3 maj në orën 20:00.
3. Vijon të mbahet në Shkodër gjatë kësaj fundjave Festa e Luleve. Gjatë këtyre ditëve, mes ngjyrave të luleve do të ketë festë, panair, muzikë dhe shumë surpriza.
4. “Tre Musketierët” është shfaqja për fëmijë që do të vijojë të ngjitet në skenën e Teatrit të Kukullave edhe në 4 maj në orën 10:30.
5. “Kartolinë për 65-vjetor” është shfaqja nga Cirku Kombëtar, që do të vijojë të vihet në skenën e Teatrin Kombëtar pranë ArTurbinës në Tiranë më 4 maj në orën 11:00.
6. Ekspozita “Kopshti i ëndrrave” nga Anteo Gremi vijon të qëndrojë e çelur te Galeria e Artit në kryeqytet.
7. “Venus”, ekspozita tematike me vepra nga koleksionet e Dedë Jakovës, Gegë Marubit dhe Pjetër Rraboshtës, e kuruar nga Lek Gjeloshi vijon të qëndrojë e çelur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.