Kosova

FSK zhvillon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë” për validimin e Regjimentit të Tretë Tokësor

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke realizuar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të parapërgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore.

Ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po tregojnë disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit dhe detyrave të tyre.

Përmes këtij ushtrimi, FSK afirmon gatishmërinë dhe aftësinë për të vepruar si një forcë profesionale, në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button