Kosova

FSK realizon ushtrimin fushor “Tango Mike” për testimin e kapaciteteve operacionale

Kompania e Forcave Tokësore (KFT) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar ushtrimin fushor “Tango Mike”, me qëllim testimin e funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte që simulojnë situata reale beteje.

Përmes një njoftimi zyrtar, FSK ka bërë të ditur se ky ushtrim është pjesë e përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë.

“Kompania e Armëve ka realizuar ushtrimin fushor ‘Tango Mike’, me qëllim të vlerësimit të kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si dhe testimit të funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato reale të betejës”, thuhet në komunikatë.

Ushtrimi shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e përgatitjes ushtarake dhe profesionalizmit të pjesëtarëve të FSK-së në përmbushje të detyrave të tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button