Kosova
Kryesore

FSK pranon dronët amerikanë RQ-20 Puma

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar dronët e rinj pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se ky prokurim është realizuar përmes programit shtet më shtet Foreign Military Sale (FMS), ndërsa pagesa për sistemin është kryer që në vitin 2021.

“Gjatë javës së kaluar pranuam fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga ShBA. Ky kapacitet është i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK në fushën e sistemeve ajrore pa pilot. Bashkëpunimi me ShBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë sonë dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona,” deklaroi Maqedonci.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dronët Puma do të forcojnë aftësitë e FSK-së për vëzhgim, zbulim dhe operacione taktike, duke u bërë pjesë e kapaciteteve të reja ajrore të ushtrisë së Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button