Kosova

FSK përmbyll kursin e liderit luftarak për përgatitjen e udhëheqësve të rinj

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përmbyllur me sukses kursin e liderit luftarak, i cili ka për qëllim përgatitjen e liderëve të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se ky kurs kontribuon ndjeshëm në rritjen e profesionalizmit të ushtarakëve dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi më të larta, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e përgjithshme operacionale të forcës.

“Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit u pajisën me aftësi praktike dhe njohuri taktike, duke fituar përvojat e nevojshme për të operuar me efikasitet në situata sfiduese. Programi i trajnimit ka përfshirë zhvillimin e aftësive të vendimmarrjes, komunikimit, menaxhimit të burimeve dhe drejtimit të operacioneve në terren”, theksohet në njoftim.

FSK ka nënvizuar se zhvillimi i këtij kursi është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërtuar dhe avancuar kapacitetet profesionale dhe udhëheqëse të pjesëtarëve të saj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button