Kosova

FSK përgatitet për garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol” në Uells

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po finalizon përgatitjet për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol”, e cila mbahet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas njoftimit të FSK-së, ky garë është një traditë ku Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë prej disa vitesh, duke shënuar rezultate të suksesshme. Përgatitjeve të ekipit të FSK-së i është bashkuar edhe një ekip nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët po trajnohen me skenarë të ngjashëm me ata që do të zhvillohen gjatë garës.

FSK thekson se pjesëmarrja në “Cambrian Patrol” kontribuon në rritjen e ndërveprimit me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere nga e gjithë bota, si dhe zhvillon shkathtësitë taktike individuale dhe grupore të ushtarakëve kosovarë.

“Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ushtrim rrit ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe partnerët ndërkombëtarë, duke fuqizuar aftësitë tona operacionale,” tha FSK në njoftimin zyrtar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button