FSK-ja merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Saber Junction 25” në Gjermani

Me ftesë të ushtrisë amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në ushtrimin fushor ndërkombëtar “Saber Junction 25”, që po zhvillohet në Hohenfels të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ky ushtrim është konceptuar për të testuar dhe vlerësuar gatishmërinë e njësive luftarake të ekipeve të Brigadës së Këmbësorisë, si dhe njësive tjera që janë pjesë e rotacionit për misionin e KFOR-it në Kosovë.
FSK-ja përfaqësohet në këtë stërvitje me një Kompani të Këmbësorisë dhe një skuadër të Materieve të Rrezikshme (CBRN), me qëllim demonstrimin e profesionalizmit dhe rritjes së ndërveprimit me vendet partnere.
Ky është njëri nga ushtrimet më të rëndësishme ndërkombëtare ku marrin pjesë forcat e armatosura të vendeve aleate dhe partnere të ShBA-së.