Kosova

FSK-ja hyn “gabimisht” në veri, Jashari: Po hetojmë rastin dhe do të merren masa të brendshme

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, ka konfirmuar se automjetet e FSK-së që u panë sot në veri të vendit kanë hyrë “gabimisht” në atë territor. Ai ka bërë të ditur se janë kontaktuar pjesëtarët e përfshirë dhe se po përgatiten masa të brendshme për sqarimin e plotë të rastit.

“Po, kemi kontaktuar, pasi janë pjesëtarët tanë që kanë ngatërruar rrugën. Do të sqarojmë të gjithë rastin se si ka ndodhur. Sa i përket masave, këto janë procedura të brendshme, sigurisht që ne jemi angazhuar për to dhe besoj se do të arrijmë tek pikat e duhura”, deklaroi Jashari për Albanian Post.

Sipas raportimeve, disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës hynë të enjten në territorin e Mitrovicës së Veriut, pa miratim paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Sipas marrëveshjes së vitit 2013, dislokimi i FSK-së në veri mund të bëhet vetëm me pëlqimin e KFOR-it. Ky zotim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet ende në fuqi, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button