FSK dhe FARSH thellojnë bashkëpunimin logjistik dhe mjekësor

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion i FARSH-it, i udhëhequr nga komandanti Aleksandër Pando, vizitoi Komandën e Logjistikës së FSK-së.
Delegacioni u prit nga zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, Mehmet Lladrovci, i cili prezantoi arritjet, sfidat, misionin, strukturën organizative dhe aktivitetet logjistike dhe mjekësore të FSK-së. Përveç kësaj, vizituan edhe servisin për Automjetet e Rënda, ku u njohën nga afër me kapacitetet e mirëmbajtjes.
Gjatë takimit u rikonfirmua përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e kapaciteteve logjistike dhe mjekësore përmes planeve bilaterale dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërmjet dy forcave.



