Kosova

FSK certifikon gjeneratën e re të ushtarëve në Ferizaj

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot gjeneratën më të re të ushtarëve, në një ceremoni solemne të mbajtur në Sallën e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj.

Ceremonia për rekrutët e rinj të gjeneratës 02/2025 filloi në ora 10:00 dhe mblodhi udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe familjarë dhe mysafirë të shumtë të rekrutëve.

Ky moment shënon një tjetër hap të rëndësishëm në fuqizimin dhe profesionalizimin e FSK-së, e cila po vazhdon të zhvillohet si një forcë moderne dhe në përputhje me standardet euroatlantike.

Ceremonia u karakterizua me prezantime ceremoniale dhe emocione të veçanta për ushtarët e rinj dhe familjarët e tyre, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për ndërtimin e një ushtrie profesionale dhe të përgatitur.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button