
Procesi i votimit është themeli i çdo demokracie, dhe një nga parimet e tij më të rëndësishme është fshehtësia e votës, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Kështu u shpreh në deklaratën e bërë për media Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja, që sipas të cilës, së fundmi, janë shpërndarë materiale dhe video që shfaqin fletë votimi të plotësuara nga votuesit në diasporë, që kompromentojnë fshehtësinë e votës dhe mund të sjellin ndikime politike dhe manipulime. Ky fenomen është shqetësues dhe rrezikon integritetin e procesit zgjedhor dhe përfaqësimin e diasporës tha Merja. Duke i bërë thirrje autoriteteve të reagojnë menjëherë dhe të mbrojnë procesin zgjedhor.
Deklarata e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja:
Të nderuar qytetarë!
Procesi i votimit është një nga shtyllat themelore të demokracisë. Një nga parimet themelore që garanton ndershmërinë dhe lirinë e këtij procesi është fshehtësia e votës, e sanksionuar si e drejtë themelore në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në çdo sistem zgjedhor demokratik.
Së fundmi, në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar video dhe materiale të publikuara nga vetë votuesit që kanë ushtruar të drejtën e votës në diasporë. Në këto pamje, janë shfaqur fletë votimi të plotësuara, të cilat jo vetëm që kompromentojnë fshehtësinë e votës, por hapin rrugë për presion, ndikim politik dhe manipulim të vullnetit të lirë të qytetarëve.
Ky fenomen është shumë shqetësues, jo vetëm për legjitimitetin e procesit, por edhe për integritetin e përfaqësimit të diasporës në jetën politike të vendit. Vota është një akt individual, personal dhe i mbrojtur me ligj. Çdo publikim i saj ose tolerimi nga institucionet përbën cenim të rëndë të parimeve demokratike.
Kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse, veçanërisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të reagojnë menjëherë, të bëjnë një vlerësim të qartë të situatës dhe të marrin masa për garantimin e fshehtësisë së votës dhe mbrojtjen e procesit zgjedhor në diasporë.
Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve që të respektojnë rëndësinë e këtij akti demokratik dhe të mos bien pre e veprimeve që dëmtojnë të drejtën e përbashkët për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Gjithashtu vota e disaporës, ka një peshë dhe rëndësi të vecantë në zgjedhjet e 11 Majit prandaj të dashur motra dhe vëllezër, votoni masivisht.
Votoni për të pasur një shqipëri të mirqenë ku qytetarët nuk detyrohen të braktisin vendin sepse nuk kane alternativca dhe kjushgtet më minimalke të jetesës.
Votoni NR.1 Koalicionin Partia Demokratike Alenaca për Shqipërinë Madhështore.