Friedrich Merz nga Tirana: Synojmë bashkëpunim më të ngushtë me vendet jashtë BE-së

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi sot nga Tirana se ndodhet për herë të parë në Shqipëri me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë.
Në një prononcim për mediat, Merz tha se ky samit përfaqëson një mundësi të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve evropiane, përtej kufijve të Bashkimit Evropian.
“Jam i kënaqur që ndodhem këtu për këtë takim të rëndësishëm. Pres të zhvilloj takime me shumë liderë evropianë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin mes vendeve tona. Synimi im është ndërtimi i një bashkëpunimi më të ngushtë jo vetëm mes shteteve të Bashkimit Evropian, por edhe me ato jashtë BE-së që marrin pjesë në këtë samit,” u shpreh ai.
Kancelari gjerman theksoi rëndësinë e përfshirjes së vendeve jashtë BE-së në dialogun politik dhe në ndërtimin e një Evrope më të bashkuar dhe më të qëndrueshme përballë sfidave të përbashkëta.