
Strategu amerikan Chris LaCivita, drejtues i fushatës së Partisë Demokratike në Shqipëri, ka shpërndarë në rrjetin e tij X një artikull të Fox News, që hedh dritë mbi situatën politike në vend. Në postim, LaCivita ka shkruar: “Accusations of lawfare in Albania sparks concern over upcoming election as conservatives targeted”, që përkthehet: “Akuzat për përdorim politik të drejtësisë në Shqipëri nxisin shqetësim për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa konservatorët janë në shënjestër.”
Postimi i tij vjen ndërkohë që opozita ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë për kontroll politik mbi drejtësinë dhe shtypje të kundërshtarëve. Artikulli i Fox News përmend arrestimet dhe akuzat ndaj liderëve të opozitës, përfshirë Sali Berishën dhe Ilir Metën, si dhe lidhjet e ngushta të kryeministrit Edi Rama me fondacione të mbështetura nga George Soros.