Foda sqaron mosftesën e Celinës dhe Sahitit: “Arsyet private, dyert mbeten të hapura”

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, ku ka prekur disa tema që lidhen me skuadrën e Dardanëve.
Një nga çështjet që ka tërhequr vëmendjen e mediave ishte mosftesa e Bersant Celinës, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer me klubin e tij, duke surprizuar shumë tifozë.
“Edhe Bersant Celina edhe Emir Sahiti e dinë arsyen përse nuk janë ftuar këtë radhë. Kam biseduar me të dy, por kjo është një informacion që nuk mund të ndahet me publikun. Në të ardhmen do të bisedoj prapë me ta dhe do të shohim…” – deklaroi Foda, duke lënë të kuptohet se dyert për futbollistët mbeten të hapura.
Kosova do të zhvillojë dy ndeshje eliminatore për Botëror: të premten ndaj Zvicrës në transfertë dhe të hënën e ardhshme ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.