Kosova

Fluksi në kufi: Pritje të shkurtra në të gjitha pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht pritjet për hyrje në vend janë të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat.

Edhe në dalje situata paraqitet e qetë, me pritje të shkurtra, përveç pikave kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdare, ku është raportuar kohë pritjeje deri në 10 minuta.

Përditësimi i fundit mbi fluksin e qarkullimit në kufi është bërë në ora 07:25 të mëngjesit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button