Kosova

Fluksi në kufi: Pritje të shkurtra në hyrje për në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur të dhënat e përditësuara mbi situatën në pikat kufitare të vendit. Sipas raportimit të fundit, pritjet për të hyrë në Kosovë janë kryesisht të shkurtra.

Pika kufitare me pritjen më të gjatë është ajo në Dheu i Bardhë, ku koha e pritjes arrin deri në 10 minuta. Në pikat e tjera kufitare, pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

Të dhënat janë përditësuar në orën 07:08 të mëngjesit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button