Kosova
Fluksi në kufi: Pritje të shkurtra në hyrje, më të gjata në dalje nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen në pikat kufitare këtë mëngjes.
Sipas njoftimit, aktualisht hyrja në Kosovë po zhvillohet me pritje të shkurtra, që variojnë nga 3 deri në 5 minuta. Megjithatë, situata paraqitet më ndryshe në dalje, ku qytetarët po përballen me kohë më të gjata pritjeje.
Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet shkojnë deri në 30 minuta, ndërsa në Merdarë deri në 10 minuta.
Përditësimi i fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar është publikuar në ora 07:19 të mëngjesit.