Kosova
Fluks i qetë në pikat kufitare – pritjet më të gjata në Jarinjë dhe Muçibabë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin e lëvizjes në pikat kufitare të Kosovës, ku theksohet se aktualisht situata është e qetë dhe pritjet janë të shkurtra.
Sipas njoftimit zyrtar, në shumicën e pikave kufitare pritjet për të hyrë në Kosovë variojnë nga 3 deri në 5 minuta. Ndërkohë, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare të Jarinjës dhe Muçibabës, ku qytetarët po presin deri në 10 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave kufitare, ndërsa theksojnë se janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo rritje të mundshme të fluksit gjatë ditëve në vijim.