Kosova

Fluks i qetë në hyrje, pritje të gjata në dalje nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen në pikat kufitare. Sipas përditësimit të orës 07:40, pritjet për të hyrë në Kosovë janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta.

Ndryshe paraqitet situata në dalje, ku qytetarët po përballen me vonesa më të gjata. Në pikën kufitare në Merdarë raportohen pritje deri në 30 minuta, ndërsa në pikën e Dhëmbi i Bardhë qytetarët presin deri në 15 minuta.

Qendra apelon tek udhëtarët që të informohen rregullisht para se të nisen drejt kufirit, për të shmangur vonesat e mundshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button