Sport

Fisnik Asllani: “Kosova është emocioni im më i madh, me bashkëkombasit te Hoffenheim jemi si familje”

Njeriu i momentit te Hoffenheimit dhe te Kombëtarja e Kosovës, Fisnik Asllani, ka folur me krenari për përvojën e tij me përfaqësuesen dhe lidhjen e ngushtë me bashkëlojtarët shqiptarë në klubin gjerman.

Në një intervistë për televizionin zyrtar të Hoffenheimit, “TSG.TV”, Asllani u shpreh se rikthimi te Kosova ka qenë një ndjenjë e veçantë dhe e paharrueshme.

“Jam i lumtur që jam rikthyer këtu. Mendoj se ishte një eksperiencë e mirë dhe e paharrueshme me kombëtaren. Ishte e veçantë dhe emocionuese për vendin tonë, Kosovën. Jemi shumë të kënaqur dhe të lumtur sesi po shkojnë gjërat,” – tha Asllani.

Sulmuesi 22-vjeçar foli edhe për raportet e ngushta me dy bashkëkombasit e tij te Hoffenheimi, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

“Normalisht që e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Tanimë jemi edhe te kombëtarja e Kosovës. Është e lehtë për ne të tre, pasi e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë, duke kaluar shumë kohë këtu dhe te Kosova. I shoh ata më shumë se familjen time, është argëtuese,” – shtoi ai me buzëqeshje.

Fisnik Asllani ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e fundit të Kosovës ndaj Suedisë në Goteborg, ku shënoi golin vendimtar që i dha kombëtares triumfin historik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button