Lajme

Finalizohet operacioni policor “The Friend” – Arrestohet 64-vjeçari për mashtrim me paratë e qytetarëve

Në një operacion të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë, është arrestuar një 64-vjeçar i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, pas hetimeve të zhvilluara me metoda proaktive, zbuluan se shtetasi S.L., banues në Tiranë, përfitonte shuma të ndryshme parash, që varionin nga 500 deri në 1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm. Ai përdorte mashtrimin duke u prezantuar si mik i fëmijëve të tyre që jetonin jashtë vendit, në mënyrë që të fitonte besimin dhe paratë e tyre.

Materialet e plotë u janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button