Lajme

Finalizohet operacioni “April”, arrestohet 30-vjeçari për 6 vjedhje në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i dyshuar për një sërë vjedhjesh të kryera gjatë muajit prill në kryeqytet. Operacioni policor i koduar “April”, i zhvilluar nga Komisariati Nr. 2, çoi në arrestimin e shtetasit T. H., banues në Skrapar, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Sipas hetimeve, T. H. dyshohet se ka kryer 6 vjedhje ose tentativa për vjedhje, përfshirë vjedhjen e tre celularëve dhe një shume parash në dy dyqane, një monopatine, një marketi dhe dy përpjekje për të hyrë në subjekte të tjera. Gjatë arrestimit, policia i gjeti dhe sekuestroi një celular, i dyshuar si i vjedhur.

Policia vijon punën për të zbardhur raste të tjera të mundshme vjedhjesh të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button