Sport
Fillon sezoni i ri i Superligës së Kosovës në futboll

Superliga e Kosovës në futboll starton këtë fundjavë me ndeshjet e javës së parë të edicionit 2025/26. Katër sfida do të zhvillohen të dielën, ndërsa një ndeshje e vetme është planifikuar për të hënën.
Dukagjini do të presë Prishtinën, ndërsa Malisheva përballet me Prishtinën e Re, e cila debuton këtë sezon në elitën e futbollit kosovar. Llapi do të udhëtojë në Skenderaj për t’u përballur me Drenicën, skuadër e rikthyer në Superligë.
Kampioni në fuqi, Drita, do të ndeshet në udhëtim me Ferizajn, ndërsa Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit Ballkani.
Të gjitha ndeshjet do të startojnë nga ora 16:30.