Sport

FIFA ndryshon kalendarin: bashkon pauzat e kombëtareve në shtator dhe tetor

FIFA ka bërë një ndryshim të madh në kalendarin e sezonit të ardhshëm, për të ulur ngarkesën e tepërt mbi futbollistët, pas kritikave të shumta për mungesën e pushimit dhe ritmin e lartë të ndeshjeve.

Sipas vendimit të ri, dy pauzat tradicionale të kombëtareve në shtator dhe tetor do të bashkohen në një të vetme, që do të zgjasë tri javë – nga 21 shtatori deri më 6 tetor. Gjatë kësaj periudhe, çdo kombëtare do të zhvillojë vetëm katër ndeshje, duke reduktuar ndjeshëm numrin e udhëtimeve dhe ngarkesën fizike të lojtarëve.

Pauza e nëntorit do të mbetet e pandryshuar, ndërsa ky sistem i ri pritet të zbatohet deri në vitin 2030, kur Botërori do të mbahet në Spanjë, Marok dhe Portugali.

Ky ndryshim është pritur pozitivisht nga klubet dhe futbollistët, të cilët prej kohësh kanë kërkuar një balancë më të mirë midis sezonit klubor dhe ndeshjeve ndërkombëtare. Sipas tyre, ky riorganizim do të lejojë më shumë kohë për rikuperim dhe përgatitje fizike, duke rritur edhe cilësinë e lojës.

Shembujt e fundit të ngarkesës ekstreme, si rasti i lojtarëve të PSG që pas triumfit në Ligën e Kampionëve udhëtuan menjëherë drejt SHBA-së për Botërorin e Klubeve, kanë shtuar presionin ndaj FIFA-s për të bërë këto ndryshime.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button