Lajme

Fier, mbyllet numërimi në ZAZ nr. 58 – PS ruan epërsinë me mbi 8 mijë vota

Rreth orës 05:30 të mëngjesit ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Zonën e Administrimit Zgjedhor (ZAZ) nr. 58 në Fier, duke shënuar një tjetër etapë në përfundimin e zgjedhjeve.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste (PS) ka dalë forcë e parë me 8843 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike (PD), e cila ka siguruar 4219 vota. Në vend të tretë renditet Nisma me 831 vota, e ndjekur nga Partia Socialdemokrate (PSD) me 584 vota, ndërsa koalicioni Mundësia ka marrë 369 vota.

Këto rezultate janë pjesë e procesit të përgjithshëm të numërimit që po vijon në të gjithë vendin, duke përcaktuar përbërjen e re të përfaqësimit vendor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button