Lajme

Fier – Babë e bir dhunojnë një 44-vjeçar në Cakran, shoqërohen nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Cakran të Fierit, ku një konflikt fizik ka përfunduar me një person të dëmtuar.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 22:30, shtetasi M. S., 37 vjeç, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 44 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes, falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i dy autorëve të dyshuar, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

I dëmtuari është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button