Lajme
Fier, arrestohet 55-vjeçari nën akuzën për ngacmim të mbesës së mitur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit, ku një 55-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, nën dyshimin për kryerje të veprimeve të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur.
Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë arrestuar shtetasin V. Gj., 55 vjeç, pas kallëzimeve të marra dhe hetimeve paraprake që e lidhin atë me këtë ngjarje të rëndë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin janë ende në vijim.