Lajme

Festa e fitores së PD në Tiranë, më 9 maj

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka ftuar qytetarët të mblidhen në një festë të madhe fitores, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale. Aktiviteti do të zhvillohet më 9 maj, e premte, në orën 19:00, tek ‘Bulevardi i Ri’.

Në një postim të tij në Facebook, Këlliçi ka shprehur besimin se kjo datë do të shënojë një moment historik për fitoren e projektit dhe vizionit të PD për Tiranën. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen për të festuar këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit.

Shihemi të gjithë në festën e madhe të fitores më 9 maj, ora 19:00, tek Bulevardi i Ri!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button