Kosova
Ferizaj: Persona të panjohur i vënë zjarrin pronës së dy banorëve në Lloshkobare

Një zjarr i dyshuar është raportuar të mërkurën në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, ku persona të panjohur dyshohet se i kanë vënë flakën pronës së dy banorëve të zonës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është iniciuar si rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Nga zjarri janë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke bujqësore dhe pyjore.
“Janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë shkatërruar në tërësi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa ende nuk ka të arrestuar lidhur me këtë zjarrvënie.