Ferizaj – Kontrolla intensive e policisë, 261 gjoba dhe 5 patentë-shoferë të hequra brenda 24 orëve

Policia Rajonale e Ferizajt ka zhvilluar dje kontrolle intensive në kuadër të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, duke shqiptuar 261 gjoba kundërvajtëse dhe duke hequr 5 patentë-shoferë për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Në kuadër të projektit “Një sekondë në telefon mund të bëhet shumë vonë – Duart në timon, e jo në telefon”, janë shqiptuar gjithashtu 24 gjoba për shoferët që përdorën telefonin gjatë ngasjes.
Brenda 24 orëve të fundit, janë regjistruar 4 aksidente trafiku, prej të cilave 2 me lëndime trupore, ku u lënduan dy persona, dhe 2 me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt bëri thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut, ndërsa fton qytetarët të raportojnë çdo kundërvajtje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë.
Policia njofton se aktivitetet për rritjen e sigurisë në komunikacion do të vazhdojnë me intensitet.



