Kosova

Ferizaj: Dy shoferë kapen duke bërë gara shpejtësie, ndëshkohen me gjoba dhe ndalim patente

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka njoftuar se mbrëmë, më 26 shtator 2025 rreth orës 23:50, ka ndaluar dy shoferë të cilët po zhvillonin gara shpejtësie nga rruga “Brahim Ademi” në rrugën “Driton Islami”.

Bëhet fjalë për shoferët me inicialet A.M. (23 vjeç), i cili drejtonte një veturë të tipit Audi, dhe P.M. (20 vjeç), me veturë VW Golf me targa vendore. Të dy janë kapur në flagrancë duke marrë pjesë në gara ilegale.

Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, Policia u ka shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim të së drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj.

Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Po ashtu, njofton se do të intensifikojë masat dhe kontrollet me radarë në të gjitha rrugët e rajonit, ndërsa qytetarët ftohen të raportojnë çdo shkelje në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, apo përmes linjës “Lajmëro Policinë”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button