Ferizaj: 1,805 gjoba dhe 30 patentë shoferë të pezulluara brenda javës

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar gjithsej 1,805 gjoba kundërvajtëse në komunikacion, ndërsa janë pezulluar 30 patentë shoferë.
Sipas raportit javor, në këtë periudhë janë regjistruar 45 aksidente trafiku, prej tyre 22 persona kanë mbetur të lënduar.
Autoritetet policore kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe kanë apeluar tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo kundërvajtje në trafik përmes stacioneve policore, aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ apo numrave zyrtarë të telefonit. Të gjitha të dhënat do të trajtohen me konfidencialitet të plotë,” thuhet në njoftim.