Sport

Fehmi Kupina premton investime në futboll, viziton KF Flamurtarin

Kandidati për Kuvend Komunal nga Lidhja e Prishtinës, Fehmi Kupina, ka theksuar se sporti, në veçanti futbolli, do të jetë një nga prioritetet e tij kryesore.

Gjatë një vizite te një prej klubeve më të njohura të kryeqytetit, KF Flamurtari, Kupina u zotua për mbështetje dhe investime të vazhdueshme në futboll.

“Kënaqësi të vizitojmë një prej klubeve më të mëdha të Kryeqytetit, KF Flamurtari. Futbolli është sporti më popullor në Kosovë, gjë që shihet nga numri i madh i të rinjve që punojnë me vullnet të madh drejt suksesit, ashtu si djelmoshat e Flamurtarit”, tha ai.

Ai shtoi se ngjyrat kuqezi të klubit simbolizojnë traditën e futbollit kosovar dhe përkushtimin për të nxjerrë talente cilësore që përfaqësojnë Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare.

“Me Dukagjinin dhe Arbenin, ju premtuam se investimi në futboll do të jetë prioritet i lartë i Lidhjes së Prishtinës. Vizita në këtë klub na la përshtypje të jashtëzakonshme nga motivimi i këtyre djelmoshave për të arritur majat e futbollit ndërkombëtar”, përfundoi Kupina.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button