Sport
FCSB kalon në “play-off”-in e Ligës së Europës, pas triumfit ndaj Dritës

Skuadra rumune FCSB ka siguruar kalimin në fazën “play-off” të Ligës së Europës, duke eliminuar kampionen e Kosovës, Dritën, me rezultat të përgjithshëm 6:3.
Pas fitores 3:1 në Prishtinë dhe triumfit 3:2 në ndeshjen e parë në Bukuresht, presidenti i FCSB-së, Gigi Becali, komentoi ecurinë e skuadrës dhe nivelin e kundërshtarit.
Ai gjithashtu foli për ndeshjen e ardhshme ndaj ekipit skocez Aberdeen, duke theksuar se skocezët janë pak më të fortë se Drita. “Ata janë pak më të mirë se kaq, se Drita. Nuk janë të jashtëzakonshëm, por janë më të mirë se Drita. Kështu thanë, nuk e kuptoj”, u shpreh Becali.
Ky kualifikim shënon një hap të rëndësishëm për FCSB-në, që tani do të synojë të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Europës.