Sport

FC Prishtina zyrtarizon sulmuesin Mario Ilievski – Përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri

FC Prishtina ka bërë një hap të madh në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të talentuar Mario Ilievski. 22-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është prezantuar si përforcim i rëndësishëm në repartin ofensiv të bardhekaltërve, me pritshmëri të larta për kontributin e tij në objektivat e klubit.

Ilievski, i cili ka spikatur më parë në kampionatet e Bullgarisë dhe Hungarisë, si dhe ka qenë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në grupmoshat e reja, pritet të sjellë gola, energji dhe vendosmëri në skuadrën prishtinase.

“Jam i lumtur për këtë transfer. Është një klub i madh dhe gëzohem që jam pjesë e Prishtinës. Mund të premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja në çdo ndeshje, për të luftuar për titullin dhe për të luajtur përsëri në Evropë,” u shpreh Ilievski pas nënshkrimit të kontratës.

Ky transferim shihet si pjesë e planeve ambicioze të FC Prishtinës për të rikthyer lavdinë në kampionat dhe për të përfaqësuar denjësisht klubin në garat evropiane.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button