Kosova
Fatmir Limaj: Ende s’jam takuar me Kurtin, takimi pritet së shpejti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se ende nuk është zhvilluar një takim mes tij dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
I pyetur nga gazetarët para se të hynte në Kuvend, Limaj nuk pranoi të japë detaje të tjera, duke u përgjigjur shkurtimisht: “Kur të kthehemi”.
Megjithatë, burime nga të dy partitë kanë konfirmuar se një takim mes liderëve pritet të ndodhë së shpejti, teksa bisedimet për bashkëpunim politik janë në zhvillim e sipër. Ende nuk dihet data apo agjenda e saktë e këtij takimi, por deklaratat e fundit nga përfaqësues të VV-së dhe Nismës e kanë bërë të qartë se ekziston vullnet për bashkëpunim.