Sport

Fabian Rieder: “Kosova është kundërshtar i fortë, por Zvicra synon fitore të plota”

Zvicra do të nisin kampanjën kualifikuese për Botërorin 2026 këtë të premte, ku do të përballen me Kosovën në Basel. Lojtari i ri i Augsburgut, Fabian Rieder, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes, duke vlerësuar skuadrën Dardane dhe duke theksuar rëndësinë e fillimit të mirë të kampanjës.

“Po luajmë kundër Rexhbeçajt, një shoku të ri të skuadrës për mua. Por ata (Kosova) janë të pozicionuar mirë në të gjithë skuadrën dhe do të na duhet ta shtyjmë veten deri në limit kundër këtij kundërshtari të fortë,” deklaroi Rieder, duke iu referuar edhe shokut të tij të ri të ekipit, Elvis Rexhbeçaj.

Ai shtoi se kualifikimet nuk do të jenë të lehta. “Të tri skuadrat (Kosova, Suedia e Sllovenia) kanë cilësi të jashtëzakonshme. Por ne duam ta kalojmë grupin dhe, nëse është e mundur, t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Këto janë qëllimet tona. Mezi presim të fillojmë,” përfundoi mesfushori zviceran.

Ndeshja Zvicër–Kosovë do të zhvillohet këtë të premte në Basel, duke nisur në orën 20:45.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button