
Kandidatja për deputete e PD-së, Erisa Bajaziti, u shpreh se Partia Demokratike ka ofruar një program serioz dhe një ekip të fortë që është i angazhuar për zhvillimin e Shqipërisë.
Bajaziti shprehu shqetësimin për ndërhyrjet e jashtme në politikën shqiptare dhe theksoi nevojën që Shqipëria të mbrojë interesat e saj. Gjithashtu, ajo foli për rëndësinë e procesit të integrimit dhe se ky duhet të bazohet mbi merita dhe jo si një mjet për përfitime të huaja.
Deklarata:
Është përcaktuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA, ndërkohë që ata persona që kanë kontribuar për t’i dhënë nongratën Berishës, janë shpallur non-grata në vendin e tyre. Kështu, do ta hidhja poshtë këtë teze.
Lista e PD-së ka qenë një listë cilësore, dhe qytetari shqiptar ka pasur mundësinë që realisht të zgjedhë ndërmjet më të mirëve. Lirshmëria e zgjedhësve ka qenë mes të rinjve dhe atyre që kanë vite në politikë. PD ka pasur ofertën më të mirë politike, ka përfaqësuar dhe është prezantuar me një program serioz, dhe padyshim do të thoja që po, PD ka qenë e fortë, serioze dhe konkrete për Shqipërinë.
Ka një paradoks, sepse thoni që shqiptarët po mundohen ta shprehin revolten nëpërmjet ikjes, dhe është e vërtetë që 1 milion shqiptarë janë larguar. Por, ne folem edhe për interesat e vendeve të tjera me Shqipërinë. Po, ku është Shqipëria? A nuk është Shqipëria e lejuar të ketë dhe të mbrojë interesat e veta?
Në këtë proces integrimi, duhet ta shohim si një proces të bazuar mbi meritë, apo si një shenjëstër për të sjellë kampet, ku ne jemi një vend problematik që po larhojmë mbi 1 milion shqiptarë.
Praprocesi i integrimit, si duhet ta lexojmë: si një meritë, apo si një shenjëstër strategjike për të ndërtuar kampe në Shqipëri?